75 Mall Live Search
10:25 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Armando Duka i pakënaqur, dënon këta trajnerë të Shqipërisë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka mbajtur analizën vjetore për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë.

Presidenti Duka dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku kanë thirrur në këtë analizë vjetore Drejtorin Teknik Dzemal Mustedanagic dhe të gjithë trajnerët e përfaqësueseve kuqezi, së bashku me teknikët e femrave. Drejtuesit më të lartë të FSHF-së bënë një përmbledhje dhe shprehën pakënaqësinë për rezultatet sidomos të U-17 dhe U-19, ku pritshmëritë e FSHF ishin më të mëdha.

Në analizë u diskutuan disa çështje që kanë çaluar gjatë kësaj periudhe. FSHF do të vendosë në një moment të dytë për rikonfirmimin në detyrë ose jo të trajnerëve.

Kujtojmë që Shqipëria U-17 dh ajo U-19, të drejtuar nga Elvin Beqiri dhe Nevil Dede, dështuan në kualifikueset e Eruopianit, duke u renditur në vendin e vendit në grupet respektive.