75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 05 Prill 2022 / C E

Armando Dukës i hiqet masa e pezullimit, i kthehet detyrës së të parit të FSHF-së

Armando Duka, mund të rikthehet të ushtrojë detyrën e tij si president i FSHF-së pasi Gjykata e Tiranës ka hequr masën e sigurisë të pezullimit nga detyra, duke vendosur që ai të hetohet pa asnjë masë sigurie.

Gjithashtu me Dukën, masa e pezullimit nga detyra u hoq edhe për sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku dhe tashmë të dy zyrtaret e lartë të mund të rikthehen plotësisht në funksionet e tyre.

Kujtojmë që masa e sigurisë për pezullim nga detyra u vu me kërkesë të prokurorisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim dokumentesh