75 Mall Live Search
19:41 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / OSH

Armatosja e Serbisë me sistem raketor nga Kina, reagojnë nga presidenca e Kosovës

Blerim Vela, Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, ka reaguar rreth armatosjes së Serbisë me armë nga Kina, duke thënë se shteti serb është i vetmi shtet në Evropë që operon me armë kineze.

Përmes një postimi në Twitter, Vela, ka shtuar se Serbia, nëpërmjet këtyre veprimeve po rrezikon paqen në rajon.

Ky reagim i Velajt erdhi pasi Serbia zbuloi publikisht sistemin e raketave që ka marrë nga Kina.

“Serbia zbuloi publikisht sistemin e raketave kundërajrore me rreze të gjatë FK-3, të marrë së fundmi nga Kina. Serbia është i vetmi vend evropian që pranon dhe operon një sistem të tillë armësh kineze. Serbia po militarizon me shpejtësi dhe po rrezikon paqen në rajonin tonë”, ka thënë Vela