15:53 / E Martë, 22 Shtator 2020

Armë dhe shtatëzani e “rreme”, merret vendimi për Fjolla Morinën

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Moria, e cila u kap me dy armë në pikën kufitare të Morinës.

Këngëtarja e njohur u arrestua teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë.

Pas arrestimit, këngëtarja ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ku dhe ka marrë lajmin se është shtatëzanë teksa ky informacion rezultoi i remë.

Sipas ekspertizës së mjekut gjinekolog, këngëtarja është dy muajshe shtatzanë. Analiza e parë është bërë në Kukës, teksa mësohet se ai është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.