20:26 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Armë e municion i gjenden 30 vjeçarit nga Kosova, i arrestuar nga policia malazeze

30 vjeçari Bajram Pista është arrestuar para disa ditësh në Budvë të Malit të Zi.

Ai dyshohet se ka shkuar në qytetin malazezë për të vrarë një  anëtarë të njërit nga dy klanet e atjeshme në luftë njëri me tjetrin.

Gjatë bastisjes së banesës ku ka banuar rahovecasi, atij i është gjetur armë, municion, heroinë e gjë sende të tjera.

Pista në polici ka deklaruar se ndodhet në Mal të Zi për të blerë armë e të cilat do i shesë më pastaj në Kosovë.

“Me siguri është fjala për një vrasës të paguar”, kanë thënë për Pistën, të cilit i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh. /Indeksonline/