75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / S Z

Armë e një pasaportë serbe kapen gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Fushë-Kosovë, arrestohen tre të dyshuar

Tre persona janë arretsuar dhe një sasi e armëve janë gjetur gjatë një kontrolli që bëri policia në Prishtinë e në Fushë-Kosovë.

Veç armëve, në tri lokacione ku pati bastisje është gjetur edhe një pasaportë e Serbisë. Një sasi armësh janë gjetur gjatë bastisjes në tri lokacione në Prishtinë e Fushë-Kosovë. Gjatë zhvillimit të operacionit në koordinim me prokurorinë u gjetën e u konfiskuan mes tjerash një kallashnikov, pistoleta, të holla e pasaportë serbe.

“Gjatë zhvillimit të një operacioni, në koordinim me prokurorinë, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një arme zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, pajisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llaptop, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.