11:02 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Armë në hapësirë? NATO-ja zotëron gjysmën e satelitëve në orbitën e Tokës

NATO-ja po zgjeron operacionet e saj në hapësirë, zona e pestë operative pas tokës, detit, ajrit dhe hapësirave të fundit në internet, thanë drejtues të Aleancës Veriatlantike.

“Hapësira është thelbësore për mbrojtjen e Aleancës dhe për pengimin, për paralajmërimin e hershëm dhe për navigimin”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel para se masa të konfirmohej nga 29 shtete anëtare.

“Rreth gjysma e 2.000 satelitëve në orbitën e Tokës u përkasin anëtarëve të NATO-s”, shtoi Stoltenbergu.

“NATO-ja nuk ka ndërmend të vendosë armë në hapësirë”, tha ai.

Megjithatë, sulmet ndaj satelitëve të vendeve anëtare mund të konsiderohen një provokim, i cili duhet të përgjigjet, thotë ambasadori amerikan në NATO, Kay Bailey Hutchinson.

Në nenin 5 të Traktatit themeltar thuhet se sulmi ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj tërë Aleancës.

Ky është një nga parimet më të rëndësishme të NATO-s, i cili është aktivizuar vetëm një herë deri tani, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Anëtarët ranë dakordë të zgjerojnë zonën përpara një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të mërkurën, transmetojnë mediat kroate.

Krerët e shteteve dhe qeveritë do të takohen në një samit më 3-4 dhjetor në Londër.

Ndryshe, presidenti i Francës Emmanuel Macron tha në një intervistë për “Economist” se NATO-ja ka vdekur.

“Ajo që ne po kalojmë aktualisht mund të përshkruhet si vdekja e trurit të NATO-s. Evropa është në prag të një humnere”, tha Macroni.