Armend Dallku e shau me familje, reagon trajneri i Dukagjinit

Gjatë golit të dytë të Prishtinës në ndeshjen ndaj Dukagjinit është parë trajneri Armend Dallku duke e sharë me familje dikë në bankën rezervë.
Këtë si duket trajneri i skuadrës nga kryeqyteti e ka pasur me trajnerin kundërshtar, Severin Elezaj.
Tekniku i skuadrës nga Klina ka thënë se Dallku e ka sharë disa herë gjatë ndeshjes në mënyrë të njejtë.
Ky është njoftimi i tij:
Faleminderit Armend Dallku,
Klan Kosova a e dini se çka ka thene ketu trajneri i Prishtines?
Jo vetem ne kete video, po gjate ndeshjes me dhjetra here me ka ofendu me familje mua personalisht.
Nuk e kuptoj çka hyn familja ne nje ndeshje futbolli sidomos nga nje koleg trajner qe te ofendohem ne kete menyre.
Ofendimet e tua gjate ndeshjes skan pas te ndalun sikurse per koleget po ashtu edhe per referet, por besoj qe do meren njerezit kompetent me keto sjelljet tua Jo-Sportive.
Ska pas motiv ne kete ndeshje dhe sdo kete motive ne asnje ndeshje, por do luajme futboll edhe pse ne renditje tabelare jemi te fundit, dhe jemi deklaruar qe çdo ndeshje do mundohemi te kemi paraqitje ne formen sa me te mire qe mundemi.