75 Mall Live Search
19:34 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Armend Dallku flet për ndikimin e tij te skuadra e Prishtinës

Deri më tani Prishtina ka luajtur tri ndeshje nën menaxhimin e Armend Dallkut si trajner i kësaj skuadre dhe të tri ndeshjet ka arritur t’i fitojë.

Për IndeksOnline Armend Dallku ka pranuar se ai ka pasur ndikim në skuadrën e Prishtinës, për këto fitore të arritura.

E po ashtu Dallku ka folur për atmosferën në klub duke thënë se  “Atmosfera është super e mirë”.

Armend Dallku ishte kapiten i Prishtinës për një kohë të gjatë andaj edhe kjo ka ndikuar që ai të pritet mjaftë mirë nga lojtarët e këtë e konfirmoi edhe Dallku që tregoi se ai është pritur mjaftë mirë nga skuadra.

Prishtina gjatë ditës së sotme fitoi edhe kundër Vushtrrisë me rezultat 0-3./Indeksonline/.