Armend Dallku “godet” Josën: Prishtina ka probleme në aspektin fizik
Prishtina ka fituar duelin e mbetur të xhiros së 2-të, në Superligë.
Në takimin e sotëm Prishtina fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Dukagjinit.
Korenica e Abazi ishin shënuesit e të drejtuarve nga Armend Dallku.
Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës është ankuar në gjendjen fizike të futbollistëve të tij.
“Pikët e fituara sot janë të rëndësishme sepse kemi kënduar keq në tabelë, dhe me këtë fitore kemi fituar disa vende në tabelë”, tha fillimisht Dallku për SSK.
“Sot jam i kënaqur me atë që futbollistët treguan në fushë. Ekipi imë ka mangësi në aspektin fizik, andaj kemi ndeshjen e radhës të dielën dhe na duhet të rikuperohemi për atë takim”.
“Ne kishim plan që në 20minutat e parë sot ta ndëshkonim Dukagjinin dhe atë e arritëm, por në minutat e fundit të ndeshjes si sot si ndaj Gjilanit po vërehet gjendja jo e mirë fizike e lojtarëve të Prishtinës që më shqetëson për vazhdim tutje”, përfundoi Dallku.