20:36 / E Martë, 01 Gusht 2023 / C E

Armend Halili ndan rrugët me Gjilanin pas 5 vjetësh

Armend Halili është futbollisti i radhës që ka ndarë rrugët me Gjilanin, klub i cili është goditur nga kriza financiare.

Mbrojtësi, përmes një postimi në “Facebook”, konfirmoi largimin pas pesë vjetësh.

Ai theksoi se do të jetë gjithë jetën falënderues i klubit gjilanas.

Njoftimi i plotë nga Halili (pa ndërhyrje):

“Sot ka perfunduar rrugetimi im te Klubi Gjilanit.

5 vjet gezime, hidherime, e plot sfida por i dorezuar asnjeher.

Mirenjohes gjithe jeten klubit te Gjilanit, presidentit Florim Zuka, trajnereve e krejt njerzve qe punojne per ate klub.

Skiftera, keni vend t’vecante n’zemren time.

Faleminderit qe m’keni bo mu ni si n’shpi, jeni hjeshia e superliges.

Gjilani osht familje e madhe, superliga osht  e fort’ kur Gjilani osht i fort’!

Suksese”.