75 Mall Live Search
16:59 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Armend Muja: Kjo është arsyeja kryesore e mocionit ndaj Albin Kurtit

Analisti i njohur, Armend Muja ka renditur disa cështje rreth mocionit kundër qeverisë “Kurti”.

Sipas tij, arsyetimi kryesor për mocionin eshte se Qeveria i ka renduar marrëdhëniet me SHBA.

“… sepse ka propozuar heqjen e gjysmës se taksës. Ndërkohë, takimi i pare për mocion kërkohet me Haradinaj qe ka vendosur taksen”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mocioni: Arsyetimi kryesor per mocionin eshte se Qeveria i ka renduar marredheniet me SHBA sepse ka propozuar heqjen e gjysmes se takses. Nderkohe, takimi i pare per mocion kerkohet me Haradinaj qe ka vendosur taksen! Te kuptohemi drejt Kosova duhet te kordinohet me ShBA dhe te heq taksen! Mirepo arsyeja me reale e mocionit eshte sindromi i trishtimit nga Albin Kurti – qe nenkupton humbja e votes, privilegjeve dhe pushtetit. Qeveria kish me na kursy nga ky tribalizem politik me nje vendim heroik – te hiqet taksa, te fillojme te punojme per mireqenien e qytetareve e jo te politikaneve. Politikanet qe kane mbetur pa pune duhet te provojne sektorin privat e te fillojne me ba nje pune reale ndonjehere.