75 Mall Live Search
11:43 / E Enjte, 18 Janar 2024 / LB

Armend Muja nuk pajtohet me Konjufcën për zgjedhje të parakohshme, ja pse

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është ithtar që të respektohet cikli i rregullt zgjedhor dhe jo të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Muja në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se këtë e arsyeton edhe me çështje të sigurisë.

Ngjarjet në veri, deputeti i VV-së thotë se kërkojnë vëmendje të veçantë sidomos në këto ditë e këta muaj.

Muja thotë se as opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet as tash e as pas një muaji.

Muja në këtë intervistë flet edhe për seancën e sotmë të jashtëzakonshme për çështjen e energjisë./IndeksOnline/