22:56 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Armend Rexhapagiqi tregon pse s’përdor rrjete sociale dhe a do t’i kthehet muzikës

Pas një kohe shumë të gjatë larg skenës muzikore, Armend Rexhepagiqi është rikthyer.

Këngëtari i shumë hiteve të pavdekshme, qëndron prapa albumit të Tunës me titull “Fortuna” bashkë me gruan e tij Aidën, si dhe prapa projektit të fundit të Elvana Gjatës.

I ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, Armendi tregoi nëse Aida e ka ndërmend t’i rikthehet muzikës.

“Jo, ajo është operuar nga ndjenja e prezencës publike. Mendoj që është shumë e përmbushur me këtë si shprehet, përmes teksteve”.

Ndërkaq, Armendi tha se i ka munguar muzika gjithë këto kohë. Gjithashtu ai tregoi se pse nuk është përdorues i rrjeteve sociale.

“Nuk i kam dashur shumë rrjetet sociale, më së shumti kam vlerësuar privatësinë, dhe këtë nuk ta japin as Instagrami e as Facebook”.

Ndër të tjerash, Armendi konfirmoi se ishte rikthyer muzikës tamam por nuk zbuloi planet për të ardhmen duke thënë se nuk do që të japë premtime.