75 Mall Live Search
16:49 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Armend Thaçi shënon golin e vitit në Superligë

Mbrojtësi i Prishtinës Armend Thaçi ka shënuar super gol kundër Ferizajit, për të ngritur epërsinë e Prishtinës në 2-0.

Ky ishte goli i 3-të për Thaçin në Superligë në këtë edicion dhe njëri ndër më të bukurit që është realizuar në elitë.

Golin e parë e kishte realizuar Meriton Korenica.

Prishtina me këtë fitore rikthen pozitën e dytë në Superligë me 59 pikë, 3 më pak se lider Feronikeli. /Indeksonline/