75 Mall Live Search
16:51 / E Diele, 04 Prill 2021 / C E

Armend Thaqi ia dhuron fitoren ish-skuadrës, Prishtina triumfon në Suharekë

Prishtina ka mposhtur Ballkanin në Suharekë me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 27-të të Superligës së Kosovës.

Bardhekaltërit morën tri pikë të mëdha nga kundërshtari direkt për titullin kampion, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Armend Thaqi në portën e tij, në minutën e 35-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Ballkani është në vendin e dytë me 55 pikë, tri më pak se Drita derisa Prishtina është e treta me 54 pikë. /IndeksOnline/