Armend Thaqi pjesë e 11 lojtarëve më të mirë për herën e katërt me rradhë
Kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi është një nga 11 futbollistët më të mirë të vitit 2019 të votuar nga trajnerët kosovarë.
Ai pasi ka arritur ta fitojë këtë çmim ka bërë një postim në facebook, ku i ka falenderuar bashklojtarët, trajnerët, kryesinë e klubit po ashtu dhe tifozët, shkruan IndeksOnline.
Armend Thaqi në këtë 11-she është zgjedhur në pozitën e mbrojtësit të djathtë.
Ky është postimi i plotë i Armend Thaqit:
Elhamdulilah
Per te katerten here radhasi gjindem ne 11-shen me te mire ne superligen e Kosoves ne futboll ne poziten e mbrojtesit te djathte nga votota e trajnereve..faleminderit gjithe trajnerav qe votuan dhe per mua qe tjem pjes e 11 me te mireve..kete qmim e ndaje me te gjith bashklojtaret,trajneret,kryesin dhe normalisht edhe tifozet Plisat.
Faleminderit familjes per perkrahjen gjate gjithe ketyre viteve ne futboll..