Armend Thaqi zgjidhet futbollisti më i mirë në Superligë

FFK me një ceremoni të organizuar ka zgjedhur “Laureatët e vitit 2022” në futboll.
Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit, shkruan Indeksonline.
Ai ishte pika kyçe e skuadrës në triumfin për titullin kampion të Superligës dhe në suksesin në Ligën e Konferencave.
Përkundër të gjithë këtyre dhe përformancës së jashtëzakonshme, Thaqi nuk u ftua nga Giresse në ndeshjet miqësore. /IndeksOnline/