Zemaj ndjek vetëm 4 persona në Instagram, njërin nga ta e ka “kundërshtar” politik

Armend Zemaj është njëri nga politikanët më të komentuar në muajt e fundit në Qeverinë e Kosovës.
Zemaj ka qenë mjaft aktiv ne detyrën e tij si ministër i Shëndetësisë duke u vlerësuar nga kryeministri Hoti, por edhe partnerët e koalicionit për punën e tij.
Puna e tij ka bërë që ai të jetë mjaft popullor edhe në rrjetet sociale. Zemaj është aktiv edhe në Instagram, ani pse ndjek vetëm katër persona.
Vjosa Osmani është një nga katër personat e vetëm që Zemaj e ndjek në këtë profil. Pavarësisht dallimeve në bindjet politike, Zemaj mban raporte të mira me kryeparlamentaren e Kosovës.
Avdullah Hoti është personi tjetër që Zemaj e ka “Follow” në Instagram. Trajneri i fitnesit, Gen Zeqiraj është në këtë listë, si edhe këshilltari i Zemajt, Granit Berisha./Indeksonline/