Zemaj paralajmëron masa strikte, pas shtimit të rasteve me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë para gazetarëve se nuk do të ketë izolim, por do të merren masa strikte për parandalim të Covidit-19, që e lejon Ligji antiCovid.
“Ne jemi duke analizuar dhe e analizojmë situatën çdo ditë, fjalën mbyllje dhe izolim e kemi larguar para tre muajsh, do të bëjmë të pamundurën që të mos ndodhë më, ne do të marrim masa strikte që e ta parandalojmë përhapjen e infeksionit në çfarë do aspekti që na ofron Ligji antiCovid”.
Zemaj ka theksuar se numri i testimeve është rritur në vazhdimësi. Dhe ka njoftuar se numri i testimeve në ditë ka arritur deri në 700.
“Numri i testimeve është rritur në vazhdimësi. Ka ditë që ka edhe testime mbi 700 në ditë varësisht prej nevojave. Testimet nuk janë vullnetare dhe dëshirore, por janë nevojat për të përcjellë dhe parandaluar përhapjen”
“Kapacitet testuese janë trefishuar në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, gjatë këtij muaji do të shpërndahen edhe 6 aparatura në të gjitha qendrat rajonale”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se gjatë dy ditëv e të fundit ka pasur një rënie të lehtë të numrit të infektuar me Covid-19.
“Gjatë dy ditëve kemi pasur një rënie të lehtë nga ai numri që kishim prej 90, do të thotë dje kemi pasur 77 dhe fatkeqësisht 60% të rasteve kanë qenë në Prishtinë. Ndaj të shohim sot e ta analizojmë se nga ka rrjedhur ky infeksion dhe analiza e parë është nga pakujdesia nga disa institucione publike dhe qendrore dhe nga tubimet në lokalet e gastronomisë, apo ceremoni mortore”.