Armend Zemaj, raporton për herë të parë, para Komisioni Parlamentar për Shëndetësi
 
				Ministri i Shëndetësisë sot do të ketë përballjen e parë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht sot do të raportoj para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.
Zemaj që ka marrë detyrën bashkë me qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti, do të raportoj para deputetëve për situatën aktuale në vend, kur numri i të infektuarve me Covid-19 ka shënuar një rritje të madhe.
Takimi fillon nga ora 10:00 në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                