Armenët e pyesin Vedat Muriqin për Mkhitaryanin, kjo është përgjigjja e sulmuesit “Dardan”

Vedat Muriqi u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Armenisë.
Muriqi mori një pyetje nga gazetarët armen në lidhje me mesfushorin e Interit, Henrik Mkhitaryan, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i Mallorcas tha se Mkhitaryan do bëhet lojtari më i mirë në historinë e Armenisë.

Kurse për ndeshjen e nesërme, Muriqi tha se Kosova do të jetë favorit absolut.
“Jemi në prag të ndeshjes kundër Armenisë. Jemi përgatitur mirë, për ne është me rëndësishme për me fitu ndeshjen, sepse duhet të adaptohemi me fitore”, u shpreh Vedat Muriqi
Kush është favoriti për ndeshjen e nesërme?
“Për mu normal, po besoj se ne jemi favorit. Lojtarët individualisht dhe fizikisht, jemi më të fuqishëm se Armenia. Do japim maksimumin tonë dhe do e tregojmë këtë edhe në fushë se ne jemi favorit”.
A njihni ndonjë lojtar të Armenisë?
“Unë i njoh ata që nuk kanë qenë këtu. Kam luajtur me ata. Më pëlqeu sulmuesi, Ramos nëse nuk gabojë dhe qëndërmbrojtësi Araoja. Ne jemi favorit, por e di se me kë do kemi punë”.
A e njeh personalisht Henrikh Mkhitaryan?
“Po unë kam qenë në Itali vetëm një vit e gjysmë. Kam pasur rastin të luaj kundër tij në Roma dhe në Inter. Është një lojtar me kualitet. Ndoshta mundet me qenë lojtari më i mirë në histori të Armenisë. Por, personalisht nuk e njoh.”./Indeksonline/