Armenët po djegin shtëpitë e tyre: “Më mirë kështu sesa t’iu dorëzojmë turqëve”

Lufta për rajonin e Nagorno-Karnabakut ka marrë fund. Ndërkohë, dhjetëra banorë armenë të fshatit Karvachar, e cila me anë të marrëveshjes do t’i kalojë Azerbajxhanit kanë vendosur që t’i djegin shtëpitë e tyre dhe më pas të largohen.

“Është dita e fundit, nesër ushtarët azerë do të jenë atje, më mirë t’i djegimin sesa të bien në dorë të Turqisë,”– ka thënë një ushtar në fshatin Karvachar në zonën Chalbachar, i cili do t’i dorëzohet Azerbajxhanit.
Vetëm në këtë fshat, i cili shënon kufirin me zonën fqinje të Martakert, që do të mbetet nën kontrollin e Armenisë, të paktën 6 shtëpi u dogjën dje. Në pamjet e publikuara në internet shfaqen, flakët që dalin nga dritaret dhe tymi gri që ngrihet mbi qiell e zonës.

ufta mes dy vendeve ka rifilluar më 27 shtator, për rajonin e Nagorno-Karabakut. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë pas fillimit të luftës, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon.

Si pasojë e luftimeve të zhvilluara janë vrarë shume persona, midis tyre dhe civil. Të dy vendet fajësojnë njëra-tjetrën për nxitjen e luftës. Turqia është fajsuar se është përshirë në luftë duke shkatërruar një avionë ku humbi jetën dhe piloti, akuzë e cila është hedhur poshtë nga Tuqia. Shumë vende i kanë bërë thirrje për të ndaluar dhe pas 3 armëpushimeve të shkelura një javë më parë është vendosur marrëveshja e fundit e ndërmjetësuar nga Moska dhe luftimet kanë përfunduar.


