13:37 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / AR

Armenia pranon propozimin për armëpushim

Autoritetet armene në Nagorno-Karabakh (Arcaha) kanë pranuar një armëpushim të propozuar nga misioni paqeruajtës rus.

“Me ndërmjetësimin e komandës së misionit paqeruajtës rus në Nagorno-Karabakh, u arrit një marrëveshje për ndërprerjen e plotë të operacioneve ushtarake”, tha presidenti i Nagorno-Karabakhut.

“U arrit një marrëveshje për tërheqjen e njësive të mbetura dhe ushtarëve të forcave të armatosura nga zona e dislokimit të trupave paqeruajtëse ruse, shpërbërjen dhe çarmatimin e plotë të formacioneve të armatosura të ushtrisë së Nagorno-Karabakut, tërheqjen e pajisjeve dhe armëve nga territori i Nagorno-Karabakut”, njoftojnë media armene.

Të dy palët do të diskutojnë çështje të tjera në një takim të përfaqësuesve të popullsisë vendase armene dhe autoriteteve të Azerbajxhanit më 21 shtator.