Armëpushimi mes Hezbollahut dhe Izraelit, libanezët rikthehen në shtëpitë e tyre

Mijëra libanezë kanë marrë rrugën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, pasi u shpall armëpushim mes Hezbollahut dhe Izraelit.
Në rrugën kryesore që lidh Bejrutin me jugun është krijuar trafik i madh, me familje që ia mësynë shtëpive të tyre me veturat e mbushura me ushqim dhe rroba, shkruan BBC-i, transmeton IndeksOnline.
Forcat izraelite janë akoma pjesë e jugut, teksa tërheqja e tyre pritet të bëhet gradualisht përgjatë 60 ditëve të armëpushimit.
Ushtria libaneze pritet të shtojë prezencën me 5 mijë trupa të tjerë, duke ndërmarrë masat e nevojshme për të përfunduar plotësisht vendosjen e saj.