19:27 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Armët po dërgojnë 8000 fëmijë për çdo vit në spitale

Amerika është ndër vendet që posedon më së shumti armë. Ky numër i madh i armëve po ka një ndikim të keq pasi që po ka shumë të plagosur e të vdekur.

Lëndimet nga armët po dërgojnë 75.000 amerikan çdo vit në dhomat e emergjencës, ku 8000 nga ata janë fëmijë, sipas një studimi të fundit, transmeton Indeksonline.

Nga 8000 fëmijë që janë plagosur nga armët, 8% e tyre kanë vdekur. Nga studimi është nxjerrë se 11 nga 100.000 fëmijë janë trajtuar në qendrat e emergjencës për shkak të lëndimeve nga armët.

Më e keqja e gjithë kësaj është se Amerikës armët ia harxhojnë nga tre miliardë dollarë për çdo vit. /Indeksonline/