23:30 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / AR

Armina martohet këtë fundjavë, por diçka po na e mban të fshehtë

Armina do të kurorëzojë në martesë dashurinë me Shkëlzen Berishën këtë fundjavë.
Vetë Armina zbuloi pak ditë më parë se në fund të shtatorit do të mbajë dasmën, duke treguar se ka zgjedhur pikërisht këtë muaj pasi i pëlqen stina e vjeshtës. Ndërkohë sot ajo zbuloi në “Goca dhe gra” se dasma do të mbahet këtë fundjavë, por të shtunë a të diel këtë nuk e dimë me siguri. Ishte Dalina ajo që i përmendi Arminës dasmën duke u shprehur “Çfarë kemi të dielen ne!”. Por më pas ndërhyri Jerina duke e korrigjuar: “Të shtunën”.

“Nuk ka rëndësi, të shtunën apo të dielën, kemi dasmë në fundjavë”, tha Armina duke treguar se ka patur shumë ankth këto ditë pasi njerëzit e pyesin shumë për dasmën.