22:30 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / AR

Armina Mevlani nis muajin e mjaltit me Shkëlzen Berishën

Moderatorja Armina Mevlani dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha, kanë nisur muajin e mjaltit pak pas dasmës që realizuan. Kështu u shprehën koleget e saj të emisionit “Goca dhe Gra” në nisje të puntatës së sotme.

“E kemi çuar në muaj mjalti Arminën”- u shprehën moderatoret. Me sa duket çifti i sapomartuar po kalon disa ditë relaksi pas dasmës.

Nga ana tjetër, Dojna bën daljen e saj të parë në një studio televizive në statusin e nënës tashmë.

Unë nuk kam qenë në muaj mjalti, por kam qenë në muaj shumë intensiv. Vjet isha e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ me statusin gocë këtë herë vij me statusin grua”, tha Dojna, që përveç faktit që pranoi ftesën, i gëzoi vajzat me një byrek që e kishte përgatitur gjyshja e saj. Në 20 gusht, Dojna dhe Vlashent Sata u bënë prindër të një djali, që e pagëzuan me emrin Nolan Sata.

Për t’u kthyer te Armina, kujtojmë se pak kohë më parë ajo tha se nuk do t’i bëjë tani pushimet me Shkëlzenin.

Dialogu:

Armina Mevlani: Po vdes për ca pushime por nuk e bëj dot tani për momentin.

Dalina Buzi: Ku e ke syrin, mal, det?

Armina Mevlani: Të them të drejtën ne kemi edhe përvjetorin e njohjes shumë shpejt edhe do të doja të rikthehesha aty ku më është bërë propozimi të kaloja ndonjë fundjavë. Nuk e di si do të na vijë se tani është edhe java e modës Parisit, shumë punë shumë impenjime.

Dalina Buzi: Provo andej nga Argjentina nga Amerika Latine.

Armina Mevlani: Dua të shkoj në Amerikën Latine, por i kam thënë vetes se dua të rri shumë gjatë, për momentin jam aq e zënë me punë. Ndoshta nga fillimi i janarit por do të shohim se si do të jemi me punën.

Mos i humb