75 Mall Live Search
08:26 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Armiqtë e seksit

Mungesa e dëshirës për seks nuk është një gjë e rrallë. Ka faktorë të ndryshëm, kalimtarë dhe jo, me disa prej të cilëve po ju njohim më poshtë.

Tejlodhja. Në këtë rast këshillohet të prisni mëngjesin, pas gjumit, ose pasdite, pasi keni bërë një sy gjumë dreke. Këshillohet të hani një vakt me proteina dhe zarzavate jeshile përpara se të mbylleni në dhomë, pasi proteinat ju japin energji duke ju shtuar dëshirën për seks.

Përdorimi i kontraceptivëve. Pilulat janë shumë efektive në parandalimin e shtatzanisë, por ato mund t’ju ulin kënaqësinë seksuale.

Përdorimi i antidepresivëve. Antidepresivët priren të ulin nivelin e këtyre hormoneve seksualë.

Luhatjet në peshë. Këshillohet që për një raport më të shëndetshëm seksual, duhet të përpiqeni ta çoni trupin në atë peshë që ju bën të ndiheni sexy.

Faktorë psikologjikë. Problemet në çift ndikojnë gjithashtu tek dëshira seksuale. Përveç kësaj, pas një periudhe të gjatë së bashku, marrëdhënia kthehet në diçka monotone.