20:21 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Armstrong ishte drejt falimentimit, por ky investim po e bën miliarder!

Legjenda e çiklizmit në botë, Lance Armstrong ishte pranë falimentimit pas humbjeve të milionave në skandalin e dopingut që iu zbulua pak vite më parë.

Por, kampioni i shumëfisht i botës ka arritur të këndellet dhe të bëjë shumë më shumë miliona se sa që kishte.

Pasi po shkonte drejt falimentimit nga humbja e milionave në avokatë, marrëveshje ligjore, padi e humbje të sponzorëve, atij i doli një shok që e rikthej tek “lekët”.

Sipërmarrësi kapitalist, Chris Sacca e këshillojë çiklistin e njohur që të investojë një nga milionat e fundit që kishte në banka në një kompani të re e quajtur Uber. Kur Armstrong e investoi milionin e tij, kompania kishte blerë vetëm 3.7 milionë dollarë.

Por. vlera e kompanisë brenda pak viteve ka arritur 76 miliardë dollarë.

“Nuk kisha asnjë ide se çfarë ishte Uber. Mendova se ishte për të investuar në aksionet e Tëitter apo diçka të tillë. Tani ka përfitime të mëdha. Nuk dua të flas me shifra, por vërtetë janë shifra të larta” ka thënë Armstrong./Indeksonline/

Temat: