75 Mall Live Search
13:39 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / L A

Arne Slot dënohet me dy ndeshje nga FA-ja

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot është dënuar së fundi nga Federata Angleze(FA).

Holandezi, do të dënohet me dy ndeshje pas atij kartoni të kuq në derbin e Merseysidet ndaj Evertonit.

Slot, do të mungojë në ndeshjen e sotme ndaj Newcastle dhe Southamptonit, së bashku me asistentin Sipke Hulsoff, të cilët gjobiten me nga 7 mijë funte nga FA, me skuadrën që do të udhëheqet nga John Heitinga.

Liverpooli, kujtojmë se do të përballet ndaj Newcastle, në “Anfield” me ndeshjen që pritet të zhvillohet sonte në orën 21:15./IndeksOnline/