75 Mall Live Search
19:56 / E Diele, 27 Prill 2025 / G T

Arne Slot e përshëndet Jurgen Kloppin, këndon emrin e tij në “Anfield”

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot e ka përshëndetur Jurgen Kloppin, duke ia kënduar emrin e tij në stadiumin “Anfield”.

Kur Klopp e kishte ndeshjen e tij të fundit me Liverpoolin, këndoi emrin e holandezit dhe pikërisht për këtë arsye, Slot sot thirri emrin e tij, shkruan Indeksonline

“Është koha që t’i dërgoj mirënjohje Kloppit. Jurgennnn Klopp, na na naaaaa, Jurgen Klopp, naaa, naaaa”, ishin fjalët e Slot

Kujtojmë që Slot u bë trajneri i parë holandez në histori që fiton Premier League.

Ai këtë e arriti qysh në sezonin e tij të parë me Liverpoolin./Indeksonline/