75 Mall Live Search
12:13 / E Premte, 27 Shtator 2024 / G T

Arne Slot gëzon tifozët e Liverpoolit, rikthehet Alisson

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, u paraqit në një konferencë shtypi sot para ndeshjes së vikendit në Premier League.

Slot gëzoi tifozët me një lajm, duke thënë se portieri i Kombëtares së Brazilit, Alisson është i gatshëm për lojë, shkruan Indeksonline

“Ai është rikthyer në stërvitje me ne dje dhe është i gatshëm për ndeshje”, thotë trajneri Slot

Skuadra e Liverpoolit nesër luan ndeshjen ndaj Wolves nga ora 18:30.

Kujtojmë se Alisson mungoi në dy ndeshjet e fundit me “The Reds”, ndaj Bournemouthit dhe West Hamit./Indeksonline/