75 Mall Live Search
11:00 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / G T

Arne Slot i konfirmon dy mungesa të rëndësishme për ndeshjen ndaj Real Madridit

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së vikendit në Premier League ndaj Southamptonit.

Slot foli pak edhe për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit dhe konfirmoi dy mungesa, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për portierin Alisson dhe sulmuesin Diogo Jota, që të dytë mungojnë në këtë ndeshje.

Kurse për takimin e së dielës ndaj Southamptonit, Slot thotë se Virgil Van Dijk rikthehet dhe do të luajë startues.

Përveç, Jota-s dhe Alissonit, në dyshim për ndeshjen e së dielës dhe Real Madridit është edhe Federico Chiesa./Indeksonline/