75 Mall Live Search
23:09 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / G T

Arne Slot në telashe, vjen humbja e katërt me radhë për Liverpoolin në Premier League

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar humbje ndaj Brentfordit me rezultatin 3:2, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Premier League.

Qysh në pjesën e parë, skuadra vendase tregoi se është futur në fushë për t’i marrë tri pikë, shkruan Indeksonline

Fillimisht për 1:0 shënoi Ouattara Da në minutën e 5’të.

Image

Kurse për 2:0 shënoi Schade në minutën e 45’të.

Liverpooli shënoi një gol në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të Kerkez.

Kur u mendua se pjesa e dytë do të jetë më e mirë nga “The Reds”, doli e kundërta.

Vendasit shënuan për 3:1 me anë të Thiagos.

Kurse golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Mo Salah në minutën e 89’të.

Kjo është humbja e katërt me radhë e Liverpoolit në Premier League./Indeksonline./