Arne Slot tregon problemet e krizës së Liverpulit
Skuadra e Liverpulit po përballet me krizë rezultatetsh në kohët e fundit.
Kampioni në fuqi i Anglisë, të mërkuren është eliminuar nga EFL Cup, derisa nuk qëndron mirë në renditje edhe në Premierligë, ku regjistron pesë fitore e katër humbje, shkruan IndeksOnline.
E trajneri i Liverpulit, Arne Slot ka folur për krizën e rezultateve, ku si fajtor kryesor e sheh mungesën e futbollistëve, për shkak të lëndimeve të shumta që janë aktualisht në klub.
“Jam i kënaqur me ekipin dhe i bindur nga strategjia. Por jo të gjithë lojtarët patën një parasezon të mirëfilltë ose janë lënduar, kështu që kur 3/4 janë të lënduar, ktheheni në 15 ose 16. Jam i bindur se 20 janë të mjaftueshëm, por po përpiqemi t’i mbajmë në formë për arsye të qarta.”, ka deklaruar Slot.
Si pasojë e rezultateve jo të mira, mediat në Angli kanë raportuar se Liverpuli po e shqyrton mundësinë e shkarkimit të teknikut holandez./IndeksOnline/

