75 Mall Live Search
11:44 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Arnime e prishje të rrugëve të Prishtinës, qytetarit i dëmtohet vetura

Sa herë që bie shi apo borë, në vendin tonë vihet në pah kualiteti i rrugëve dhe asfaltit që përdoret për shtrimin e tyre.

Njësoj ka ndodhur edhe gjatë këtyre reshjeve të fundit, ku rrugët në kryeqytet shihet të jetë të dëmtuara, e të arnuara vende vende.

Mirëpo as këto arnime që janë bërë nuk kanë ndihmuar qytetarë që të kalojnë përgjatë këtyre rrugëve pa pasur telashe.

Kështu ka ndodhur paraditen e sotme afër Konvikteve të Studentëve në Breg të Diellit.

Qytetarët kanë dërguar në adresë të IndeksOnline se si është e prishur rruga në këtë pjesë e po ashtu kanë fotografuar momentin e prishjes së gomave të veturës së një qytetari.

Pamja nuk do edhe shumë koment.