75 Mall Live Search
22:49 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / Gj. Sh

Arnold arrin në Madrid, nesër prezantimi te Reali (VIDEO)

Trent Alexander Arnold ka arritur në Madrid.

Mbrojtësi anglez pritet që neser të bëj prezantimin si lojtar i Real Madridit e pastaj të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marr pjesë në Kupën e Botës për Klube, shkruan IndeksOnline.

Arnold u zyrtarizua si lojtar i Real Madridit javë më parë, duke u larguar nga Liverpuli si lojtar i lirë.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë me ekipin madrilen deri në vitin 2031.

Sipas raportimeve nga mediat, Arnold do ta mbaj veshur fanellën me numrin 12./IndeksOnline/