75 Mall Live Search
08:16 / E Premte, 27 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arnold festoi në stilin e Mbappes, ja çfarë thotë më pas

Liverpool mbrëmë e “demoloi” Leicesterin me rezultat 4:0 dhe kështu i iku 13 pikë dhe një ndeshje më pak.

Golat për “Reds” i shënuan Firmino (2), dhe Milner e Arnold nga një. Arnold dhuroi edhe dy asiste tjera, shkruan Indeksonline.

Anglezi më pas festoi golin në stilin e Mbappes, ndërsa në llogarinë e tij zyrtare në Twitter bashkë me foton shkruajti: “Çdo gjë që Mbappe mund ta bëj”.

Trent Alexander-Arnold është vetëm 21 vjeç, ndërsa qysh tash po e dëshmon veten si një prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në botë./Indeksonline/