12:20 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arnold: Klopp më ka ndihmuar në çdo mënyrë

Liverpool është një nga skuadrat më të forta dhe më të rrezikshme të kontinentit të vjetër.

Jurgen Klopp ka arritur të ndërtojë një klub, ku liria dhe kreativiteti i lojtarëve është pasuria kryesore e tij.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet lojtari i Liverppolit, Alexander-Arnold, i cili për këtë gjë ka falënderuar trajnerin e skuadrës, Jurgen Klopp i cili së fundmi ka nënshkruar një kontratë të re me klubin anglez.

Në një intervistë për AS, Arnlod fillimisht u shpreh se: “Ne e kemi lirinë dhe mendojmë të jemi sa më kreativ në lojë”.

Arnold gjithashtu është pyetur rreth marrëdhnies me trajnerin gjerman, Klopp për të cilin mbrojtësi anglez ka një respekt të veçantë.

“Ai është dikush që më bëri ky që jam sot. Dikush që ma ka shtyer të përmirësohen çdo ditë. Dikush që më ka dhënë shumë besim dhe nuk do të mundem kurrë t’ia kthej. Më ka ndihmuar në çdo mënyrë”, u shpreh Arnold.