75 Mall Live Search
13:57 / E Martë, 25 Janar 2022 / B O

Arnold Schwarzenegger aksidentohet me një fanse, reagimi i saj po bën bujë

Arnold Schwarzenegger ka qenë pjesë e një aksidenti zingjiror. Disa makina janë përplasur me njëra tjetrën duke qenë protagonist të një aksidenti të rrallë.

Një nga femrat e aksidentuara ka qenë fanse e e madhe e aktorit të famshëm.

Habiba Muminova ishte një nga shoferet që u përplas me SUV-in e Arnoldit. Ajo ka thënë se ka harruar lëndimet dhe përplasjen kur nga vetura ka dalur Arnoldi.

Habiba thotë se goditja fillestare ishte aq e fortë sa mendoi se theu shtyllën kurrizore.

Asaj iu rekomandua shkuarja në spital, por që nuk ka pranuar sepse ka dashur të shoh nga afër Schwarceneggerin./Indeksonline/