75 Mall Live Search
15:28 / E Enjte, 17 Mars 2022 / AR

Arnold Schwarzenegger i jep mesazhin e fuqishëm Putinit: Ndaloje luftën!

Aktori i njohur amerikan, Arnold Schwarzenegger, ka përdorur famën e tij për të dhënë një mesazh të fuqishëm.

Ai duartrokiti kundërshtarët e Putinit duke u dhënë të tjerëve lëvdata sesi nuk po dorëzohen kundrejt tij, transmeton Indeksonline.

Duke publikuar një video 9 minutëshe në të cilin pati lëvdata për ata që po mbajnë qëndrim kundër presidentit rus duke thënë: “Bota e ka parë trimërinë tuaj. Ne e dimë se ju keni vuajtur pasojat e guximit. Jeni arrestuar, jeni burgosur dhe jeni rrahur. Ju jeni heronjtë e mi të rinj” tha ai.

Schwarzenegger mund të ketë fuqi për të depërtuar saqë postimet në rrjetet sociale depërtojnë edhe tek fansat e tij rus.

Arnold ka histori në Rusi. Ai ishte ylli i parë perëndimor që filmoi në Moskë, në “Red Heat” në vitin 1988.

Arnold po i kërkon Putinit që të “ndalojë këtë luftë”. Putinit nuk do t’i interesojë, por përsëri, nëse qytetarët rusë e dëgjojnë këtë, ata do të mendojnë dy herë për veprimin e Putinit./Indeksonline/

Dëme shkatërruese nga brenda ndërtesave dhe shtëpive të Ukrainës