13:32 / E Shtunë, 25 Dhjetor 2021 / A. M.

Arnold Schwarzenegger me zemër të madhe, ndërton 25 shtëpi për veteranët e luftës

Ish-guvernatori i Kalifornisë dhe aktori amerikan, Arnold Schwarzenegger ka dhuruan 250,000 dollarë për të siguruar 25 shtëpi të vogla për veteranët e luftës në SHBA.

Njësitë e banimit, të cilat do të kenë një dhomë të vogël, shtretër dhe ngrohje, do të ndihmojnë që veteranët të largohen nga rrugët, raportoi Sky News.

“Ky është thelbi i Krishtlindjeve”, shkroi Schwarzenegger në Twitter, transmeton Indeksonline

Arnold Schwarzenegger Compares Capitol Attackers to Nazis | Vanity Fair

Ai shtoi se të gjithë kanë fuqi të bëjnë diçka për dikë gjatë festave të Vitit të Ri dhe se ndihma nuk duhet të jetë e madhe.

“Vetëm disa minuta nga koha juaj do të thotë shumë për dikë”, shtoi ai.

Aktori tha se borxhi ndaj tij “për vendin e tij, që do të thotë gjithçka për të” e bën atë të “ndihet mirë”. /Indeksonline/