75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arnold Schwarzeneggeri s’nget veturë të zakonshme

Aktori i famshëm i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, s’drejton veturë si gjithë të tjetër.

Ai këtë e dëshmoi së fundi kur bëri kryerjen e punëve ditore të dukeshin si një mision ushtarak kur ai hipi në një automobil të tipit SUV  në Brentwood Country Mart, i cili dukej si tank ushtarak.

72-vjeçari u pa duke pasur probleme të hipte në automjetin e tij Pinzgauer.

Sipas raportit, çmimi i Pinzgauers mund të shkojë nga 18.000 dollarë deri në 70.000 dollarë në varësi të modelit.

Ylli i filmit është i famshëm për koleksionin e tij masiv të makinave, i cili përfshin Hummers të ndryshëm, një tank M47 Patton, një Mercedes-Benz Unimog dhe një ish-ushtarak Dodge M37.

Kjo shëtitje e tij erdhi disa ditë pas udhëtimit të tij me biçikletë  me aktivisten 16-vjeçare, Greta Thunberg.

“Ishte fantastike të shihja mikeshën tim dhe një nga heronjtë e mi Greta Thunberg javën e kaluar dhe të shkoja me një udhëtim me biçikletë rreth Santa Monica së bashku me të!” u shpreh Schëarzenegger në tweet.

Ish- guvernatori i Kalifornisë, gjithashtu ka qenë i hapur me kritikat e tij kundër presidentit Trump, në pikëpamjet e tij për ndryshimet klimatike./Indeksonline/