75 Mall Live Search
20:04 / E Hënë, 23 Shtator 2024 / Gj. Sh

Arnold tregon objektivat: Dua të jem kapiten i Liverpool

Alexander-Arnold mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm te Liverpool. Mbrojtësi anësor, ka treguar së fundmi synimet e tij.

“Gjithmonë kam thënë se dua të jem kapiten i Liverpool-it. Ky është një objektiv i imi, nëse kjo ndodh apo jo është jashtë kontrollit tim”.

Trent Alexander-Arnold nuk i largon plotësisht dyshimet për të ardhmen e tij në intervistën e dhënë pas suksesit 3-0 ndaj Bournemouth, kur gazetarët i kërkuan të dijnë më shumë, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2025. “Dua të jem lojtar i The Reds të paktën këtë sezon” – tha ai.