75 Mall Live Search
09:19 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aro Muric apo Ederson në derbin kundër Arsenalit?

Portieri i parë i Manchester Cityt, Ederson ka pësuar lëndim të mërkuren në disfatën 2-1 kundër Newcastle United në Premier League.

Kjo ka ngjallur shpresën që portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet (Aro) Muric të debutoj në derbin që zhvillohet sot nga ora 17:30 kundër Arsenalit.

Megjithatë duket se mundësitë janë të vogla që 20 vjeçari të ruaj portën e “Citizens” ngase trajneri Pep Guardiola, deklaroi në konferencë për shtyp që lëndimi i portierit brazilian nuk është serioz.

Mbetet të shihet cila do të jetë zgjedhja e trajnerit spanjoll. /Indeksonline/