75 Mall Live Search
21:50 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / Gj Sh

Aro Muric bën një pritje spektakolare në Serie A (VIDEO)

Aro Muric po kalon definitivisht sezonin më të mirë në karrierë.

Gardiani kosovar ka patur paraqitje fantastike prej se u transferua te skuadra italiane, Sassuolo, shkruan IndeksOnline.

Muric sonte ka bërë një nga pritjet më spektakolare, në ndeshjen kundër Comos.

Një gjuajtje e fortë dhe e bukur me ”gërshërë” nga Nico Paz, kur topi po shkonte drejt portës, Muric doli në skenë me një nga pritjet më të mira, duke mos lejuar që topi të përfundonte në rrjetë./IndeksOnline/