19:01 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aro Muric cilësohet si njeriu i ndeshjes nga klubi anglez

Nottingham Forest është klubi për të cilin luan portieri Kosovës, Aro Muric e po ky klub ka shkruajtur për paraqitjen e tij në ndeshjen e Kosovës kundër Çekisë.

“Njeriu i ndeshjes. Kosova humbi mbrëmë kundër Çekisë por ishte një performancë fantastike nga portieri”, tha kjo skuadër për Aro Muric.

Aro Muric është dërguar në huazim nga Manchester City te Nottingham Forest dhe pritet të jetë te kjo skuadër deri në mars të vitit 2020.

/Indeksonline/.