75 Mall Live Search
17:07 / E Diele, 10 Nëntor 2024 / G T

Aro Muric fantastik, Ipswich Town siguron fitoren e parë në Premier League

Skuadra e Ipswich Town ka befasuar të gjithë pasi në javën e 11-të në Premier League mposhti si mysafir Tottenham Hotspur me shifrat 1:2.

Një paraqitje pozitive bëri portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric – i cili shpëtoi skuadrën e tij disa herë, shkruan Indeksonline

Muric pranoi vetëm një gol nga Bentancur në minutën e 69’të, kurse ishte vendimtar në disa pritje.

Aro është vlerësuar me notën 8.0 sipas faqes së njohur të statistikave “Sofascore”.

Kujtojmë që kjo ishte fitorja e parë e Ipswich Town këtë edicion në Premier League./Indeksonline/