Aro Muric flet pas debutimit, interesim i madh nga mediat turke për portierin kosovar

Arijanet Muric debutoi në elitën e futbollit të Turqisë me Adana Demirspor kundër Fenerbahçes të dielën.
Portieri kosovar që u transferuar në formë huazimi nga Manchester City, humbi ndeshjen e parë 1-0, ndërsa golin në portën e tij e shënoi Mesut Ozil.
Muric sot është prononcuar për mediat turke rreth aventurës së re me Adana Demirspor.
“Kam shumë vetëbesim. Shpejtë jemi përshtatur me njëri tjetrin. Në përgjithësi, ambienti është i mirë. Ka 2 javë që po ushtroj dhe do të jap më të mirën nga vetja, sikurse gjithë tjerët. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës” deklaroi Muric, transmeton Indeksonline.
Ndeshjen e ardhshme, Adana Demirspor e luan të premten kundër Kayserispor.
/Indeksonline/